Chelsea nuk ndalet në merkato, shumë afër transferimit të Kounde
Skuadra e Chelseas nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës.

Sport
Chelsea duket se është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Sevillas Jules Kounde, transmeton lajmi.net.
Një gjë të tillë e ka konifrmuar pak më parë Ginaluca Di Marzio, sipas të cilit “The Blues” janë shumë afër marrëveshjes për transferimin e futbollistit për 50 milionë euro.
Gjiganti anglez synon që këtë vit të luftojë në të gjitha frontet pasi ka krijuar një ekip shumë të fortë në të gjitha repartet.
Ekipi i Thomas Tuchel pak javë më parë kompletoi repartin e sulmit me blerjen e Romelu Lukakut, ndërsa tani mbrojtja e tyre do të forcohet tejmase me Kounden.
Interesim për francezin kanë shprehur shumë ekipe evropiane, por duket se e ardhmja e tij është në Premier League. /Lajmi.net/
#Kounde @ChelseaFC for €50M to @SevillaFC: deal almost done @SkySports @SkySportsNews
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 25, 2021