Chelsea në negociata me Real Madridin për huazimin e Eden Hazard

Chelsea është duke negociuar me Real Madridin për rikthimin e sulmuesit Eden Hazard në verë.

Sport

22/02/2022 09:31

Belgu ishte yll botëror te “Blutë”, por formën e lartë assesi nuk e dëshmoi që prej kalimit te Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Gazetari spanjoll, Ramon Alvarez raporton se Chelsea është në negociata me Real Madridin për huazimin e Hazard dhe në rast që kompletohet, “Los Blancos” do ta kenë më të lehtë të kompletojnë transferimin e Erling Haaland.

Norvegjezi është shënjestër për Real Madridin, por prioritet për “Galaktikët” mbetet ylli i PSG-së, Kylian Mbappe që thuhet se do transferohet në verë si agjent i lirë.

Ndërkohë, me kalimin e Hazard te Chelsea, Mbappe do marrë fanellën me numrin shtatë./Lajmi.net/