Chelsea në krye
Chelsea mori kryesimin në Premierligë pas fitores në udhëtim te Hull City me rezultat 2:0. Skuadra e menaxherit Jose Mourinho konfirmoi periudhën e formës së mirë duke marrë pikë të plota në KC Stadium, në një tjetër ballafaqim ku nuk pranoi gol. Pas pjesës së parë që nuk solli gola, momenti vendimtar erdhi në minutën…

Sport
Chelsea mori kryesimin në Premierligë pas fitores në udhëtim te Hull City me rezultat 2:0.
Skuadra e menaxherit Jose Mourinho konfirmoi periudhën e formës së mirë duke marrë pikë të plota në KC Stadium, në një tjetër ballafaqim ku nuk pranoi gol.
Pas pjesës së parë që nuk solli gola, momenti vendimtar erdhi në minutën e 56’të kur mesfushori Eden Hazard kaloi mysafirët në epërsi.
Kurse, fitoren e Chelseas e siguroi sulmuesi Fernando Torres me golin e tij tre minuta para fundit.
Tani, Chelsea është ngjitur mbi Arsenalin në krye të Premierligës me 46 pikë, një më tepër se rivali londinez që nuk zhvillon ndeshje deri të hënën mbrëma kur takohet me Aston Villan.