Chelsea – Liverpool: Formacionet e mundshme për derbin e sotëm

Chelsea dhe Liverpool luajnë ndeshjen kryesore të kësaj jave në futbollin evropian.

Sport

20/09/2020 10:32

Adhuruesit e futbollit kanë sytë kah Premierliga, ku në ora 17:30 fillon ndeshja mes ‘Bluve’ të Chelsea dhe ‘Reds’ të Liverpool.

Para kësaj ndeshje, të dy skuadrat kanë telashet në radhët e tyre, me Chelsea që vëren diçka më shumë.

Emra si Hakim Ziyech, Thiago Silva, Ben Chilwell e Christian Pulisic nuk mund të ndihmojnë Frank Lampardin në sfidën ndaj Jurgen Klopp.

Në formën jo më të mirë të mundshme qëndron edhe Timo Werner, por ai pritet të startojë me ‘Blutë’.

Te Liverpool sitauta qëndron më mirë, me 11-ën e parë që janë të gjithë në dispozicion. Ndonëse në dispozicion qëndron edhe Thiago Alcantara, koha për adaptim me skuadrën ka qenë e shkurtër dhe nuk pritet që ai të jetë në formacion.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për dy skuadrat. /Lajmi.net/