Chelsea has në telashe në Rusi, lëshon pikë me Zenitin dhe humb kreun e grupit

Chelsea e ka mbyllur grupin si skuadër e dytë, duke lëshuar dy pikë mjaft të rëndësishme në Rusi.

Sport

08/12/2021 20:39

‘Blutë’ e Londrës kanë marrë barazim 3:3 në një ndeshje dramatike ku pati dy përmbysje, shkruan lajmi.net.

Chelsea shkoi në epërsi qysh pas minutës së 2’, kur Timo Werner dërgoi topin në rrjetë.

Epërsia e Chelsea iku me golin e minutës së 38’ nga Claudinho, kurse Azmoun i dha epërsinë rusëve vetëm tre minuta pas Claudinhos.

Megjithatë, kreu i tabelës ishte me shumë rëndësi për Chelsean, të cilët nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë gjetën edhe dy herë të tjera golin.

Romelu Lukaku paraprakisht shënoi në minutën e 62’, derisa Werner me golin e dytë personal çoi shifrat në 2:3 në minutën e 85’.

Megjithatë, dëshirën e londinezëve e shkatërroi Erokhin, me një super-gol në minutën e 90+4′.

Chelsea kështu e mbyllë grupin në pozitën e dytë me 13 pikë, kurse Zenit mbetet me pesë pikë dhe shkon drejt Europa League. /Lajmi.net/