Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit, Lukaku debuton me gol

Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te rivali lokal Arsenal.

Sport

22/08/2021 19:20

“Blutë” triumfuan me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte transferimi më i fundit Romelu Lukaku që gjeti golin pas një asistimi të mrekullueshëm nga Reece James pas 15 minutave lojë.

Pasimin e Mason Mount, në mënyrë fenomenale e konkretizoi James (35′), rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Chelsea prapë dominoi në të gjitha aspektet, por assesi nuk e gjeti rrugën drejt golit.

Kështu, ky derbi londinez mbyllet me rezultat 0 – 2 në të mirë të kampionit të Evropës.

Pas kësaj fitore, Chelsea merr kreun me gjashtë pikë, derisa Arsenal renditët në pozitën e parafundit pa pikë./Lajmi.net/