Chelsea dorëzohet në garën për Kounde, i kthehet alternativës Skriniar

Chelsea janë dorëzuar në garën me Barcelonën, për Jules Kounde. ‘Blutë’ e Londrës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe dëshira e tyre ishte Jules Kounde, por ky i fundit ka zgjedhur Barcelonën. Tani, mediat italiane shkruajnë se Chelsea i është kthyer garës me PSG, për kartonin e Milan Skriniar, përcjell lajmi.net. Inter kërkon rreth…

Sport

25/07/2022 19:16

Chelsea janë dorëzuar në garën me Barcelonën, për Jules Kounde.

‘Blutë’ e Londrës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe dëshira e tyre ishte Jules Kounde, por ky i fundit ka zgjedhur Barcelonën.

Tani, mediat italiane shkruajnë se Chelsea i është kthyer garës me PSG, për kartonin e Milan Skriniar, përcjell lajmi.net.

Inter kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e Skriniar, çmim ky që ka revoltuar skuadrën e PSG.

Nëse Chelsea janë gati të ofrojnë këto para, atëherë pritet ta marrin pa problem kartonin e sllovakut.

Chelsea paraprakisht ka transferuar Kalidou Koulibaly nga Serie A për qendrën e mbrojtjes  dhe tanin synon edhe goditjen e dytë. /Lajmi.net/