Chelsea afër transferimit të Koundes

Chelsea është shumë afër transferimit të Julas Koundes për një shumë prej 50 milionë euro. Ndonëse vazhdimisht po raportohet se lojtari ka një akord për kushtet personale me Barcelonën, këta të fundit nuk po bëjnë hapa konkretë në transferimin e tij. Ajo që është e sigurt aktualisht është se mbrojtësi do të largohet nga Sevilla,…

Sport

20/07/2022 16:01

Chelsea është shumë afër transferimit të Julas Koundes për një shumë prej 50 milionë euro.

Ndonëse vazhdimisht po raportohet se lojtari ka një akord për kushtet personale me Barcelonën, këta të fundit nuk po bëjnë hapa konkretë në transferimin e tij.

Ajo që është e sigurt aktualisht është se mbrojtësi do të largohet nga Sevilla, transmeton lajmi.net.

Londinezët, pos Koulibaly, po tentojnë edhe një mbrojtës tjetër të dëshmuar në nivelet më të larta.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë situata në vazhdim. /Lajmi.net/