Challandes përgjigjet para gazetarëve – tregon se ku duhet intervenuar për ndeshjen e radhës
Bernard Challandes është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Sport
Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Sllovenisë, Challandes është përgjigjur për gazetarët. Por, fillimisht, si çdo herë, ai ka bërë një fjalim hyrës.
Challandes flet për ndeshjen ndaj Maqedonisë, e di se do të jetë e vështirë edhe kundër Sllovenisë
Ai më pas ka treguar se ku duhet intervenuar dhe ku ishin problemet në këto ndeshje.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur edhe se nuk është i bindur mjaftueshëm nga kombëtarja U21, por është shprehur i hapur për afrime të reja, për lojtarët që tregojnë veten.
Më poshtë ua përcjellim përgjigjet e selektorit të Kosovës, në konferencën e sontme.
Pyetja nuk dëgjohet (problem teknik)
Challndes: “Pas ndeshjes, trajneri mund të mendojë… ok, para ndeshjes kam zgjedhur skuadrën më të mirë që mendoja për ndeshjen. Pas ndeshjes, dy mundësi. Ndoshta nuk ishte zgjedhje e mirë me këtë lojtarë apo atë. Por, gjithmonë mund të ketë ndonjë lojtar që mund të jetë më i mirë, pas analizave të tjera. Ndoshta duhej të startonin të tjerë apo mundësi të tjera. Të gjitha këto kanë pikëpyetje pas ndeshjes. Kjo do të thotë se zgjedhjet e lojtarëve ishin të mijat dhe pas ndeshjes pranoj gabimet. Për sistemin, mendoj se nuk ishte aty problemi. Mund të ndryshonim sistemin. Përfunduam me 4-1-4-1, sistem ofensivë. Kishim mundësi për shënim, por linim kundërsulme. Nuk ishte problemi te sistemi, por te kualiteti, instinkti vrasës. Mund të ishim me fat, nëse do të kishim gjaujtje si Ristovski, por nuk kishim ato mundësi. Duhet të gjuajnë më shumë, sepse nëse gjuajnë, ka mundësi më të mira. Ndonjëherë kërkojmë golin perfekt. Ndoshta kërkojmë shumë. Ky është futbolli i Kosovës”.
Pyetja nuk dëgjohet (problem teknik)
Challandes: “Punë, punë, punë. Mendoj se ju keni folur për sistemin. Mund të mendojmë për sistemin, por nuk shoh problem aty. Tani, pse ndonjëherë sulmuesit shënojnë, shënojnë, dhe pastaj nuk shënojnë, nuk shënojnë. Është futboll, duhet t’iu japim besim lojtarëve. Tani, kërkoj disa sjellje tjera me topin. Thjeshtë. Më thjeshtë. Më shumë pasime të thella, më shumë kualitet, më shumë instinkt vrasës për krosimet. Është puna ime në këtë situatë”.
Pyetja nuk dëgjohet (problem teknik)
Challandes: “Është koha që tani të përgatitemi për kampanjën e radhës. E qartë. Por, këtë kohë, kam parë dje U21, mendoj se është herët për të marrë disa lojtarë nga U21. Tani, kemi në këtë kontingjent disa lojtarë të rinj dhe është mundësi për pesë ndeshjet e radhës, sepse kemi dy tani, dhe tri në nëntor, por t’iu dhënë shans lojtarëve të rinj, nëse është mundësi. Por, zgjedhja është relativisht e shkurtë. Nuk kemi 30 lojtarë kualitativë. Por, keni të drejtë. Dje kishim takim me stafin dhe federatën dhe do të përgatitemi për kampanjën e re. Mund të them edhe se nuk duhet harruar se kemi skuadër të re. Kjo do të thotë se mund të ndryshojmë diçka, t’iu japim mundësi lojtarëve që do të luajnë muajët e ardhshëm në nivele të mira, por, shanset janë për të gjithë lojtarë. Ndoshta lojtarë të rinj që luajnë mirë, në kampionate të mira. Por, nuk jemi në fundin e kësaj skuadre, sepse kemi dy lojtarë mbi 30, dhe të tjerët me 22, 23, 25. Lojtarët e rinj që duan të luajnë për Kosovën kanë derën e hapur”. /Lajmi.net/