Challandes: Pas ndeshjes me Maqedoninë isha i dëshpruar, kishim tre vite që përgatiteshim për këtë ndeshje

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernanrd Challandes, ka folur në një intervistë për jetën e tij ku ka treguar edhe aspektin privat në betejën me virusin dhe gjithashtu sfidat me Kosovën.

Sport

28/12/2020 15:24

Bernard Challandes në një intervistë për “LeTemps” ka treguar sfidat në jetën private të tij kundër COVID-19 dhe vështirsitë që u parball zvicerani në Kombëtaren kosovare, transmeton lajmi.net.

Selektori deklaroi për jetën e tij dhe përbaljen me COVID-19.

“Sa i përket jetës time, nuk më ka ndikuar shumë sepse unë jetoj në periferi. Por si baba i një familje, gjysh i nipërve kam qenë i qetë”, tha ai.

Zvicerani foli edhe për Kosovën, ku veçoi ndeshjen me Maqedoninë.

“Në aspektin profesional, isha i frustruar. Sepse ne kishim vetëm një qëllim këtë vit, fitore në ndeshje me Maqedoninë. Kishim përgatitur këtë ndeshje për tre vite dhe e humbëm! Unë brengosesha duke bërë telefonata dhe duke folur me mjekë të futbollit por dita erdhi dhe ne mbetëm pa tre lojtarët kryesorë. Situata ishte ashtu, nëse jetoje ne Munih mund të vije, nëse jetoje në Bremen jo. Maqedonia kishte komplet ekipin, isha i dëshpruar, tejet i shgënjyer”, tha 69 vjeçari.

Ai u ndal të flasë edhe për kualifikimet për botërorin 2022.

“Po, do të luajmë. Vetëm nëse situata pandemike dhe shëndetësore përkeqësohet. Nëse je në Prishtinë brohoriteni dhe përshëndeteni nga 13 mijë persona, njerëz në rrugë, ne kafene është e mahnitshme të përjetohet. Me publikun jemi më të mirë, shpresoj të jenë prezent, por nëse jo vetëm mund të them se nuk është i njejti sport pa ta”, përfundoi Bernard Challandes./Lajmi.net/