Çfarë tregon ngjyra e syve për personalitetin tuaj

Daily Star Online ka publikuar një studim ekskluziv, bazuar në atë se çfarë thotë ngjyra e syve për personalitetin tuaj.

Fun

06/10/2019 19:20

Me sa duket, ngjyra e syve mund të thotë shumë për personalitetin e një individi – dhe madje edhe jetën e tyre seksuale, transmeton lajmi.net.

Disa studime në të kaluarën kanë zbuluar se njerëzit me sy blu janë më tërheqës seksualisht.

Ekipi në 1-800 Kontakt sapo përfundoi një studim të 1.000 njerëzve për të zbuluar se ç’opinion kishin për secilën ngjyrë të syve.

Gjetjet sugjerojnë që ata me sy kafe janë “të sjellshëm dhe të besueshëm” dhe njerëzit me sy të gjelbër ishin më bamirës.

Në studimin ekskluziv të zbuluar për Daily Star Online, u zbulua gjithashtu se të anketuarit me sy kafe të çelë ishin admiruar për pasionin e tyre ndaj punëve të tyre.

Ata me sy gri konsideroheshin si më tërheqësit. /Lajmi.net/