Çfarë thuhet në dokumentin që njofton për dorëheqjen e ish-ministrit Kuçi
Ministri i Qeverisë në detyrë, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Lajme
Lajmi.net ka siguruar një dokument për njoftimin e dorëheqjes së ish-ministrit në detyrë, ku thuhet se Kuçi ka kërkuar gjatë ditës së djeshme nga kryeministrit lirimin e tij nga pozita e ministrit.
Lexo edhe:
Në anën tjetër, kërkesën e tij për dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë Kuçi e ka dorëzuar edhe në Zyrën e Kryeministrit.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës në detyrë, Antigona Baxhaku.
Ajo ka thënë se në letrën e dorëheqjes së tij Kuçi ka kërkuar të lirohet nga pozita për arsye personale.
“Ka mbërritur kërkesa në zyrën e kryeministrit për lirim nga detyra për arsye personale. Gjatë ditës kryeministri Hoti do ta shqyrtojë këtë kërkesë, nëse do ta pranojë apo jo. Nëse e pranon këtë kërkesë atëherë do të bëhet publik edhe emri i personit që do ta zëvendësojë Kuçin”, ka thënë Baxhaku për lajmi.net. /Lajmi.net/
/Lajmi.net/
