Mot i qëndrueshëm me vranësira dhe diell të dielën

Të dielën parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare…

Lajme

09/05/2026 23:50

Të dielën parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, transmeton lajmi.net.

Sipas kushteve agrometeorologjike, fundjava paraqitet përgjithësisht e favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për drithërat dhe perimet në faza intensive të vegjetacionit.

Reshjet e fundit lokale pritet të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në shtresat sipërfaqësore të tokës, ndërsa periudhat me diell dhe temperaturat e buta do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e bimëve.

Fermerëve u rekomandohet që aktivitetet në terren dhe trajtimet fitosanitare t’i planifikojnë në periudha pa reshje dhe me erë të dobët, për shkak të mundësisë së zhvillimeve të shkurtra atmosferike dhe shkarkimeve elektrike në disa zona./lajmi.net/