Qeveria deklarohet për dorëheqjen e Blerim Kuçit

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqje.

Lajme

13/01/2021 09:33

Lajmi.net, ka mësuar se ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Lexo edhe: 

Ekskluzive: Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

Kërkesën e tij për dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë Kuçi e ka dorëzuar edhe në Zyrën e Kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës në detyrë, Antigona Baxhaku.

Ajo ka thënë se në letrën e dorëheqjes së tij Kuçi ka kërkuar të lirohet nga pozita për arsye personale.

“Ka mbërritur kërkesa në zyrën e kryeministrit për lirim nga detyra për arsye personale. Gjatë ditës kryeministri Hoti do ta shqyrtojë këtë kërkesë, nëse do ta pranojë apo  jo. Nëse e pranon këtë kërkesë atëherë do të bëhet publik edhe emri i personit që do ta zëvendësojë Kuçin”, ka thënë Baxhaku për lajmi.net.  /Lajmi.net/