Nesër përfundon afati i KQZ-së për regjistrimin e subjekteve të reja politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i afrohet përmbylljes së afatit për certifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, me afatin për subjektet e reja politike që skadon më 10 maj në mesnatë. Ky proces vlen vetëm për koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ndërsa partitë politike konsiderohen të certifikuara automatikisht…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i afrohet përmbylljes së afatit për certifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, me afatin për subjektet e reja politike që skadon më 10 maj në mesnatë.
Ky proces vlen vetëm për koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ndërsa partitë politike konsiderohen të certifikuara automatikisht sipas ligjit, transmeton lajmi.net.
Pas këtij hapi, deri më 12 maj, të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë për garën zgjedhore.
Në zgjedhjet e fundit janë certifikuar mbi 1,100 kandidatë nga 24 subjekte politike, ndërsa këtë vit deri më tani janë konfirmuar 22 parti që marrin pjesë në garë, 9 që kanë njoftuar mospjesëmarrje dhe 3 koalicione të formuara.
Në mesin e subjekteve që do të garojnë janë partitë kryesore në vend, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe një numër partish të komuniteteve dhe iniciativave të tjera politike./lajmi.net/