Çfarë parasheh Kushtetuta për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës
Partitë parlamentare në Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat konsesual për President të Kosovës. Sonte është afati i fundit kur duhet të ketë propozime dhe të dalin në votim kandidatët për President, por që nuk po arrihet kourumi i kërkuar, transmeton lajmi.net. VV tentoi që në mënyrë të njëanëshme, pa marrëveshje me asnjërën…
Lajme
Partitë parlamentare në Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat konsesual për President të Kosovës.
Sonte është afati i fundit kur duhet të ketë propozime dhe të dalin në votim kandidatët për President, por që nuk po arrihet kourumi i kërkuar, transmeton lajmi.net.
VV tentoi që në mënyrë të njëanëshme, pa marrëveshje me asnjërën nga partitë, të propozoj Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun për president të vendit.
Por, opozita dhe një pjesë e deputetëve nga komunitet joshumicë nuk morën pjesë dhe kjo mbeti një tentativë e dështuar.
Duke e parë dështimin në horizont, shpërbërja e Kuvendit duket në horizont. Lajme të shumta po qarkullojnë se presidentja aktuale, Vjosa Osmani do të nënshkruaj dekretin për shpërbërjen e Kuvendit sonte, pas orës 00:00.
Çka parasheh Kushtetuta e Kosovës për këtë çështje?
Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë rastet kur mund të shpërndahet Kuvendi i Kosovës. Kjo çështje rregullohet me nenin 82 të Kushtetutës, i cili definon situatat në të cilat legjislativi mund të përfundojë mandatin para kohe.
Sipas këtij neni, Kuvendi shpërndahet në disa raste të përcaktuara me ligj.
Një nga rastet është kur brenda afatit prej 60 ditësh nga caktimi i mandatarit nga Presidenti i Kosovës nuk arrin të formohet Qeveria e re. Në një situatë të tillë, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
Po ashtu, Kuvendi mund të shpërndahet edhe nëse për këtë vendim votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve. Pas këtij votimi, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës.
Një tjetër situatë e paraparë nga Kushtetuta është edhe moszgjedhja e Presidentit të Kosovës. Nëse brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës nuk arrihet të zgjidhet Presidenti, atëherë Kuvendi shpërndahet automatikisht.
Përveç këtyre rasteve, Kushtetuta parasheh që Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti edhe pas një votimi të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Këto dispozita kushtetuese synojnë të sigurojnë funksionimin e institucioneve dhe të ofrojnë zgjidhje në rast të krizave politike ose bllokadave institucionale./lajmi.net/