Çfarë ndodh tani me projektligjin?
Miratimi në lexim të parë nuk e përfundon procedurën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Projektligji tani duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente. Pas kësaj, ai duhet të rikthehet në Kuvend për lexim të dytë dhe votim përfundimtar. Rregullorja e Kuvendit lejon që, në…
Lajme
Miratimi në lexim të parë nuk e përfundon procedurën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Projektligji tani duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente.
Pas kësaj, ai duhet të rikthehet në Kuvend për lexim të dytë dhe votim përfundimtar.
Rregullorja e Kuvendit lejon që, në rrethana të caktuara, të shmangen afatet e zakonshme procedurale, nëse këtë e propozojnë së paku gjashtë deputetë dhe e mbështesin dy të tretat e deputetëve të pranishëm.
Aleanca tashmë ka kërkuar që projektligji të votohet edhe në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.
