Çfarë i tha Albulena Haxhiu ambasadorit holandez në holl të Kuvendit!?(Foto)

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch pas deklaratës që dha sot, ku tha se deputetja Albulena Haxhiu duhet të jap dorëheqje pas aktit që bëri sot në fillim të seancës për Specialen, u takua me këtë të fundit në hollin e Kuvendit.

Lajme

26/06/2015 16:59

Albulena së bashku me kolegen deputete Puhie Demaku, i kanë sqaruar ambasadorit se pse është bërë një veprim i tillë nga ana e deputetes Haxhiu.

Nga afërsia që pati gazetarja e Kosovapress me treshen që po shihni në foto, mësojmë se Demaku i ka thënë ambasadorit Bosch se Kosova është e pavarur që nga viti 2008, dhe i kërkoi ambasadorit që të mos përzihet në punët e deputetëve dhe rrjedhimisht të shtetit të Kosovës.

Ambasadori holandez në hollin e Kuvendit bisedoj për një kohë edhe me zv.Kryeministrin, Hashim Thaçi.

Albulena Haxhiu dhe Robert Boch

Hashim Thaçi dhe Robert BoschRobert Bosch dhe Albulena Haxhiu