Çfarë dihet deri më tani për Faton Hajrizin, në vendin e ngjarjes shihen shumë forca policore, ambulanca e helikopterë

Faton Hajrizi padyshim se është emri më i përmendur gjatë ditëve të fundit. Hajrizi i cili kishte arritur që të arratiset nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik, ishte në kërkim nga autoritetet kosovare. Ai ishte arratisur nga burgu për të nëntën herë radhazi. Hajrizi pas kësaj shfaqej disa herë në rrjetin social “TikTok”, ku…

Lajme

19/07/2024 15:02

Faton Hajrizi padyshim se është emri më i përmendur gjatë ditëve të fundit.

Hajrizi i cili kishte arritur që të arratiset nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik, ishte në kërkim nga autoritetet kosovare.

Ai ishte arratisur nga burgu për të nëntën herë radhazi.

Hajrizi pas kësaj shfaqej disa herë në rrjetin social “TikTok”, ku ndër të tjerash fliste për periudhën e qëndrimit nëpër burgje.

Por gjithçka mori rrjedhë tjetër gjatë mesnatës së të enjtes.

Mediat serbe raportuan se një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Në vendin e ngjarjes si fillim u raportua se janë gjetur dokumentet e Artan Hajrizit, i cili u vu në kërkim menjëherë.

Por pastaj situata doli ndryshe. Në momentin që zyrtarët policorë serbe thuhet se kishin ndaluar një veturë taksi me targa të Turqisë dhe kishin kërkuar që pasagjeri të hapte çantën ai kishte refuzuar. Kësisoj i njëjti kishte shtënë me armë zjarri ku edhe la të vdekur policin 34 vjeçar dhe plagosi një 50 vjeçar tjetër.

Pas kësaj, është vetë Artan Hajrizi i cili foli për lajmi.net dhe tha se dokumentet e tij i ka vjedhur vëllai, pra Faton Hajrizi.

Ai madje tha se kishte kërkuar nga ai njëjti që të dorëzohej, por se ai nuk e kishte dëgjuar.

Sipas Artan Hajrizit, Fatoni i vodhi dokumentet më 16 korrik, kur edhe e vizitoi atë në Gjermani.

“Ai veç është shëtit në Austri, Gjermani qeto sene. Ai më ka thënë edhe mu i gjallë jo, i vdekun po”,tha Artan Hajrizi

“Me të kallxu drejt jom ni shumë keq, me u vra s’vrahet kërkush. Ndesh serb ckado le të është për mu janë ton njëjtë. Unë e mora vesh që ma qunën shokët e mi se unë tybe s’kshyri me telefon se s’më intereson. Kshyre dokumentet e tu thanë, thash unë tybe në Gjermani jam, në Hanover jam. Me tesha të punës jam, në punë kesh. Thashë dokumentet mu kanë vjedh.Rasti ka ndodhur para dy ditëve. Në Gjermani o kon ai, o kon në Spanjë o kon në Itali, e në Slloveni”,tha vëllai i Faton Hajrzit Artan Hajrizi.

“Unë e kam marrë vesh sot se nuk i kam dokumentet. Se unë e kam një kartë e lo në xhep se se nxjerri kurrë ato, se s’kam nevojë me e nxjerrë.Vullnetarisht jam paraqit në Polici. Unë i kam dokumentet e Gjermanisë që diçka me u bë edhe këta më kapin. Pra kur të kapin këta je fajtor, unë jam deklaru se ato dokumente si kam po mi ka marrë vëllai jem.Ai veç është shëtit, qeto sene. U dal në Serbi e u dalë knej. Po me dokumente të mija s’ka udhëtu ai, ka pas dokumente të tjera. Përngjajmë pak dhe mi ka marrë. Nuk e kam ditë.Jo s’kam folur me Fatonin, s’kam kontaktu as sen. Çfarë apeli me i bë unë atij, badihava. Unë i kam thënë shko dorëzohu në koftë nevoja për avokat e sene të ndihmojë unë, s’u duftë me ikë. Jo unë veç i vdekur se i gjallë nuk dorëzona”, përfundoi ai.

Pas ngjarjes së djeshme policia serbe, por edhe ajo e Bosnje Hercegovinës u vunë në kërkim të Hajrizit. Policë të shumtë, xhandarmëri, helikopterë e dronë u vendosë të gjithë në kërkim të tij.

Policia boshnjake arrestoi dje dy persona të dyshimtë, një grua dhe një burrë që theksohet se kishin ndihmuar Hajrizin.

Ndërsa tani zv/kryeministri serb, Ivica Daciq ka njoftuar se Hajrizi është vrarë. Ai ishte në kërkim prej mbi 40 orësh.

Sipas mediave serbe Hajrizi është vrarë në rrugën “Drinska 21” në Loznicë, derisa thuhet se ishte fshehur në një fabrikë të braktisur, shkruan lajmi.net.

Madje sipas autoriteteve serbe, Faton Hajrizi shtiu me armë sërish në drejtim të policëve, por që në fund ata e qëlluan atë për vdekje.

Nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe pamje të shumta, e ndër të tjerash edhe një fotografi ku thuhet se është vetë Faton Hajrizi.

Nga pamjet e publikuara sot shihet se në vendin e ngjarjes kishin arritur Emergjenca, Njësitë e shumta policore, ndër to edhe ajo Antiterrorizëm në Serbi.

Në rrugën “Drinska 21” po ashtu kishte edhe helikopterë të ndaluar.

Hajrizi kishte qëndruar burgjeve të Kosovës që nga mosha 15 vjeçare. I njëjti njihej për vepra të ndryshme, me të cilat ishte ngarkuar ndër vite.

Arratisjet e tij nga burgu janë komentuar shpesh herë, ndërsa kjo e 9-ta u bë edhe më e madhe pas paraqitjeve të tij që i bënte në rrjetet sociale mjaftë i lirshëm.

Deri më tani në lidhje me rastin nuk ka pasur asnjë deklarim nga autoritetet e Kosovës.

I vetmi reagim dje ishte nga kryeministri Kurti që tha se posedon informacione po aq sa mediat dhe nga Ministria e Jashtme të cilët porositën mërgimtarët që të mos kalojnë nëpër Serbi, për shkak të situatës së krijuar./Lajmi.net/

View this post on Instagram

 

A post shared by 192.RS (@192_rs)