Cerezo: Real Madrid? Do t’i eliminojmë

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo beson se skuadra e tij do të jetë në gjendje ta eliminojë Real Madridin nëse ndeshet me ta në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/03/2015 11:26

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka thënë se nuk ka ndonjë preferencë për kundërshtarin e radhës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk na intereson shumë shorti. Shikoni ekipet e vitit të kaluar, Milan, Chelsea, Barcelona… ne i mposhtëm të gjitha”, u shpreh ai.

“Por, është më e lodhshme të luajmë kundër Real Madridit se sa kundër cilitdo kundërshtar. Por, jemi mësuar të luajmë me ta, do t’i eliminojmë”, theksoi ai.