Celina: Ishte shok për mua kur mora vesh për infektimin në zemër, mezi pres të luajë për Ipswich

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina është rikthyer te Ipswich Town.

Sport

31/08/2021 18:11

Celina pas dy sezoneve me Dijon është rikthyer te skuadra e vjetër, me synimin që t’iu ndihmojë të arrijë sa më lartë, shkruan lajmi.net.

Për faqen zyrtare të Ipswich, Celina zbuloi vështirësitë e mëdha që kishte pas infektimit me COVID-19.

“Ndihem mirë dhe jam i lumtur që jam rikthyer. Jam i emocionuar për këtë. Ishte vështirë sepse më herët kisha probleme në zemër, stërvitesha isha mirë, isha pozitiv që të vazhdoja, por pastaj kur ndodhi ndalova së trajnuari, ishte vështirë”

“Dola pozitiv me COVID, pastaj bëra testet rregullisht dhe pastaj diçka erdhi, ishte çuditshme, kisha infektim në zemër, ishte shok për mua. Tani ka ikur, jam shëndetshëm dhe lumtur”, tha fillimisht ai.

Kosovari tutje konfirmon se është i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës dhe i emocionuar për këtë sfidë të madhe me bashkëlojtarë të rinj.

“Nuk vendosa presion te vetja, provohesha të qetësohesha. Tani jam gati të fillojë. Shumë i lumtur, shumë pozitive që dëgjova për interesimin e klubit dhe duke shikuar çfarë është duke bërë klubi, duke sjellë lojtarë të rinj për të ardhmen dhe për këtë arsye jam këtu, dua të jem pjesë e klubit”.

“Klubi meriton të rikthehet, jam këtu për të ndihmuar, do bëjë më të mirën, do vazhdojë aty ku e lashë herën e fundit dhe të kem lidhje fantastike të lumtur me tifozët. Mezi pres t’i takojë sërish”.

“Lojtarë të rinj, është mirë të njohësh lojtarë të rinj. Ata janë të emocionuar dhe unë jam i emocionuar. Goli kundër Leeds ishte i veçantë për mua, ishte thjeshtë gol i mirë në shtëpi para tifozëve. Një ndër arsyet që kam ardhur janë tifozët”, vazhdoi Celina.

Në fund, Celina foli për dy sezonet e kaluara te Dijon dhe për synimet e tanishme.

“Sezoni i parë me Dijon ishte i mirë, i dyti ishte më i vështirë për mua, thjeshtë nuk kisha statistikat, kisha probleme në fund, por ishte pozitiv dhe i lumtur aty”.

“Do provojë të ndihmojë, të krijojë shanse, të asistojë dhe të shënojë sërish. Për këtë arsye jam këtu. Është skuadër e mirë, e di që mund t’iu ndihmojë. Nuk mund të pres për ndeshjen e parë”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Celina është pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet e shtatorit./Lajmi.net/