Ceballos nuk e mohon kalimin në Premierligë
Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos ka refuzuar të mohojë rikthimin në Premierligë, pasi kompletoi dy vite huazim te Arsenal.
Sport
Spanjolli fillimisht shkëlqeu në edicionin 2019-20, por edicionin e kaluar nuk gjeti formën e mëparshme shkaku i lëndimeve, transmeton lajmi.net.
Ceballos është rikthyer te Real Madrid dhe shpreson të gjejë vetën nën urdhrat e Carlo Ancelottit, por nuk e ka mohuar rikthimin në Premierligë.
“Po, nuk e mohoj. Është ligë që më pëlqen, njerëzit e pëlqejnë vërtet futbollin dhe do isha i motivuar. Nëse nuk luan aty, do pendohesh”.
“Dua të fitojë te Real Madrid, do luftojë të qëndrojë. Eksperienca me Arsenal në Premierligë më ka forcuar, tani është koha të fitojë te Real Madrid”.
“Është e qartë se dua të luaj për Realin. Por, dua ta di çfarë dëshiron trajneri dhe objektivat. Vëmendja ime është të luajë vitin e ardhshëm te Real Madrid”.
“Me arritjen e Ancelottit, mesfusha është më e hapur, sepse ai luan 4-3-3 dhe shumicën e kohës sulmuesit e krahut vijnë brenda. Dua të luajë dhe të fitojë vendin në fushë”, deklaroi ai për AS.
Ceballos fitoi FA Cup me klubin londinez dhe në 77 paraqitje shënoi dy gola dhe asistoi pesë herë./Lajmi.net/