Cavani transferohet në La Liga

La Liga pritet të jetë destinacioni i radhës për sulmuesin Edinson Cavani.

Sport

11/12/2019 18:07

Sipas Mundo Deportivo, Edinson Cavani mund të largohet nga PSG pas të përfundojë kontratën në verën e vitit 2020, për t’iu bashkuar Atletico Madridit, përcjell lajmi.net.

Atletico Madrid do të vihet në lëvizje për të sjellë një sulmues që do të zëvendësonte Diego Costan.

Përfundimi i kontratës me PSG-në, mund të bëjë që Atletico të nis bisedimet me Cavanin, si një transferim të lirë.

Cavani te PSG është transferuar në vitin 2013, nga skuadra e Napolit./Lajmi.net/