Castilla, vetëm një fitore me Odegaardin
Real Madrid Castilla ka fituar vetëm një ndeshje prej kur përforcimi i ri Martin Odegaard ka filluar të luajë për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane.
Sport
Efekti Martin Odegaard nuk është duke dhënë ende fryt në skuadrën e Real Madrid Castilla.
Përforcimi i ri debutoi më 8 shkurt në duelin kundër Athletic B që u mbyll në barazim 2:2.
Por, me mesfushorin norvegjez në formacion, skuadra ka shënuar vetëm një fitore, 4:0 ndaj Barakaldos, ku ai realizoi gol.
Por, më pas erdhi një barazim 1:1 me Amorebietan dhe katër humbje rresht: Leioa (1-0), Socuellamos (0-2), Huesca (2-0) dhe Rayo B (2-1).
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane vazhdon të jetë në garë për play-off.