Casillas zbulon portierin që do ta zëvendësojë Buffon
Iker Casillas ka lavdëruar Gianluigi Donnarumman si zëvendësuesin e denjë të legjendës së Juventusit te Kombëtarja e Italisë.
Sport
Iker Casillas është i sigurt se Italia e ka gati pasardhësin e Gianluigi Buffon.
Portieri i Portos ka lavdëruar Gianluigi Donnarumman si zëvendësuesin e denjë të legjendës së Juventusit te Kombëtarja e Italisë.
“Është shumë i ri, një portier me perspektivë dhe kualitet të madh”, deklaroi Casillas në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Golden Foot”, përcjell “lajmi.net”.
“Italia mund të jetë e qetë, pas Buffonit do të ketë një tjetër portier të madh”, u shpreh ai. /Lajmi.net/