Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

CAS me njoftim të ri për Rusinë, e cila u përjashtua për katër vite nga garat ndërkombëtare

9:57 | 3 Qershor 2020

Ankesa e Rusisë kundër ndalimit katër vjeçar nga garat ndërkombëtare do të mbahet në fillim të nëntorit, njoftoi Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Në një listë dëgjimesh të publikuara në faqen e saj të internetit, CAS tha që Agjensia Ruse kundër Dopingut (RUSADA) do të kundërshtonte dënimin e shqiptuar nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) nga 2-5 nëntori i këtij viti, përcjell lajmi.net.

WADA e shpalli RUSADA-n jo në përputhje me kodin e saj dhjetorin e kaluar pasi pretendoi se të dhënat laboratorike ishin manipuluar pasi ekipet ruse ishin bllokuar të garonin në ngjarje sportive globale.

Sanksionet përjashtuan atletët rusë që garojnë nën flamurin e vendit të tyre në ngjarje të tilla si Olimpiada dhe Paralimpiada, me Lojërat e radhës që do të zhvillohen në Tokio në 2021, dhe Kupën e Botës së futbollit të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/