lajmi.net

Carvalho ‘përforcon’ Man Utd-in

Ylli i Sporting Lisbonës, William Carvalho mund të bëhet përforcimi i tretë i Manchester Unitedit, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Gjiganti anglez është duke negociuar rreth çmimit të tij, me klubin portugez.

Sport

30/06/2014 10:54

Sipas mediave portugeze, Manchester United do të dërgojë një delegacion për të negociuar çmimin e mesfushorit të Sporting Lisbonës, William Carvalho.

22-vjeçari ka qenë objektiv afatgjatë i Unitedit por gjiganti anglez është i brengosur rreth çmimit të lartë prej 37.5 milionë funtesh në dëmshpërblimin e tij.

Monaco dhe Chelsea po ashtu kanë shprehur interesim dhe klubi francez tashmë udhëheq për nga oferta e paraqitur, 27 milionë funte.

Real Madrid dhe Juventus po ashtu kanë shprehur interesim për Carvalhon, që konsiderohet si alternativë e Paul Pogbas dhe përfaqësohet nga super menaxheri, Jorge Mendes.

United ka marrëdhënie të mira me Sportingun pasi në të kaluarën ka transferuar Nanin dhe Cristiano Ronaldon nga klubi portugez.

Carvalho mund të jetë përforcimi i tretë i Unitedit gjatë këtij afati kalimtar të verës pas mesfushorit Ander Herrera dhe mbrojtësit të majtë Luke Shaw.

Carvalho përforcon Man Utd-in

Manchester United e ka në dorë William Carvalhon. Sipas portalit Talksport.com, gjiganti i Premierligës ka arritur marrëveshje me Sporting Lisbonën për transferimimin e mesfushorit, i cili së fundmi ishte kërkuar edhe nga Inter. Klubet thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët në bazë të dëmshpërblimit prej 35 milionë eurosh. Carvalho ishte objektiv i Unitedit edhe…

Sport

15/04/2014 14:16

Manchester United e ka në dorë William Carvalhon.

Sipas portalit Talksport.com, gjiganti i Premierligës ka arritur marrëveshje me Sporting Lisbonën për transferimimin e mesfushorit, i cili së fundmi ishte kërkuar edhe nga Inter.

Klubet thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët në bazë të dëmshpërblimit prej 35 milionë eurosh. Carvalho ishte objektiv i Unitedit edhe gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, mirëpo Sporting Lisbona refuzoi shitjen e Carvalhos.

Por, menaxheri i Unitedit, David Moyes nuk u dorëzua dhe disa herë dërgoi skautë për të ndjekur futbollistin para se të bindet se kualitetet e tij do të ishin të nevojshme tek skuadra nga Old Trafford.

LM