Carlo Ancelotti nuk i përfshin yjet e Real Madridit në listën e re të Brazilit
Carlo Ancelotti nuk pritet t’i përfshijë asnjë nga lojtarët e Real Madridit në listën e tij për kombëtaren e Brazilit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 që zhvillohen në shtator. Sipas raportimeve tëTNT Sports Brasil, vendimi i ish-trajnerit të Real Madridit bazohet në një sërë faktorësh, ndërsa zyrtarizimi i listës pritet në ditët…

Sport
Carlo Ancelotti nuk pritet t’i përfshijë asnjë nga lojtarët e Real Madridit në listën e tij për kombëtaren e Brazilit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 që zhvillohen në shtator.
Sipas raportimeve tëTNT Sports Brasil, vendimi i ish-trajnerit të Real Madridit bazohet në një sërë faktorësh, ndërsa zyrtarizimi i listës pritet në ditët në vijim.
Sezoni përgatitor i Real Madridit ka qenë i ngjeshur për shkak të pjesëmarrjes në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube në muajin korrik, dhe Alonso ende po përpiqet të menaxhojë ngarkesën e lojtarëve.
Rodrygo ishte lënë jashtë edhe për dy ndeshjet e muajit qershor, që përbënin listën e parë të Ancelottit si trajner i Brazilit, me teknikun italian që e justifikoi atëherë përjashtimin me një “rënie në nivelin e paraqitjeve”.
Endrick Felipe dhe Eder Militao gjithashtu nuk ishin përfshirë në qershor. Militao për shkak të rikuperimit nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e gjurit, ndërsa Endrick për shkak të minutazhit të ulët me klubin dhe disa shqetësimeve fizike.
Të katër lojtarët, Vinicius, Rodrygo, Endrick dhe Militao, nuk do të jenë pjesë e listës për muajin shtator, por nuk ka shqetësime për përjashtime afatgjata, veçanërisht nëse Militao arrin të rikthehet në formacionin bazë të Alonso gjatë këtij sezoni.