Carl Bildt nuk e pranon krahasimin Kosovë- Krimea
Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, thotë se Kosova dhe Krimea janë dy raste të ndryshme. Ai thotë se referendumi i sotëm në Krime është ilegal dhe se ndaj liderëve rus do të vihen sanksione.
Lajme
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka thënë se referendumi i sotëm në Krime është ilegal dhe shkel Kushtetutën e Ukrainës, duke bërë të ditur se sanksionet kundër liderëve rus do të jenë “vështirë që të shmangen”.
Në një intervistë dhënë për radio Ekot, Bild ka përjashtuar paralelet që po bëhen me Kosovën, e cila u nda nga Serbia dhe është njohur edhe nga Suedia si dhe nga gjysma e anëtarëve të OKB’së.
“Ka diferenca kruciale. Pas një luftë të madhe në Kosovë, në vitin 1999 ky vend ishte futur nën administrimin e OKB’së, një proces i gjatë politik që në themel ka pavarësinë e saj, me BE’në, Kosova dhe Serbia që të dyja po marrin pjesë. Krimea është e kundërta, vendi i cili i është nënshtruar ndërhyrjes ushtarake të rusëve, televizionet janë mbyllur, në mesin e shumë gjërave të tjera”.
Bildk ka thënë se sanksionet kundër liderëve rus mund të merren tash nga ministrat e punëve të jashtme të BE’së, pas mbledhjes së tyre të hënën në Bruksel. Ai ka shtuar se e pranon Qeverinë e Kievit dhe thotë se është një “Qeveri demokratike”.