Cana kthehet në Kombëtaren shqiptare

Ish kapiteni i ekipit kuqezi, Lorik Cana pritet të marrë rolin e menaxherit të skuadrës.  

Sport

09/12/2016 14:13

Lorik Cana pritet të rikthehet në Kombëtare, por jo si futbollist. Ish kapiteni i ekipit kuqezi pritet të marrë rolin e menaxherit të skuadrës.

Këtë detyrë deri më tani e ka mbajtur ish sulmuesi Alban Bushi, i cili është emëruar elektor i ekipit U-21 të Shqipërisë.

Përveç ish kapitenit, kandidat për këtë post është edhe një ish lojtar i Kombëtares, Ervin Bulku. Ky i fundit prej kohësh është bërë pjesë e stafit të Kombëtares, ndërkohë që tani me shumë mundësi edhe Cana do të bëjë të njëjtën gjë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.