Camila Cabello me dy këngët e publikuara j’u fton në botën e romancës

Camila Cabello ka lansuar dy këngë nga albumi i saj i ri.

ShowBiz

06/09/2019 11:35

Pas suksesit që pat me këngën ‘Senorita’ me anë të cilës lindi edhe dashuria me Shawn Mendes, artistja tani ka lansuar edhe dy këngë të reja, shkruan lajmi.net.

Këngët mbajnë titullin ‘Shameless’ dhe ‘Liar’ dhe që të dyja janë pjesë e albumit të ri “Romance”, të dy projektet janë punuar vetëm në versionin ‘audio’ fillimisht.

‘Shameless’ ka të bëj me mënyrën se si Camila nuk mund të heqë dorën dhe mendjen nga një person i caktuar, dhe si shohim këtë menjëherë na bie në mend Shawn Mendes i dashuri i ri i saj. /Lajmi.net/