Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje të martën, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës. Si pikë e parë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027. Pastaj është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,…

Lajme

16/11/2026 23:44

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje të martën, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Si pikë e parë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Pastaj është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë, si dhe ai për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Gjithashtu, si pikë e rëndit të ditës është edhe procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Pritet të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, si dhe zgjedhja e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

“Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.”, janë gjithashtu dy nga pikat e fundit të rendit të ditës.