Gjermania shkatërron Holandën, e mposht 5-0
Gjermania ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Holandës, duke e mposhtur me rezultat 5-0 në një ndeshje ku dominoi sidomos në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale 1-0 për gjermanët, me golin e Derry Scherhant në minutën e 41-të, pas asistimit të Joshua Kimmich. Në pjesën e dytë, gjermanët shpërthyen me…
Sport
Gjermania ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Holandës, duke e mposhtur me rezultat 5-0 në një ndeshje ku dominoi sidomos në pjesën e dytë.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale 1-0 për gjermanët, me golin e Derry Scherhant në minutën e 41-të, pas asistimit të Joshua Kimmich.
Në pjesën e dytë, gjermanët shpërthyen me katër gola të tjerë.
Florian Wirtz realizoi në minutën e 60-të me një goditje spektakolare nga distanca, ndërsa pesë minuta më vonë Nico Schlotterbeck shënoi me kokë për 3-0.
Wirtz realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 71-të, këtë herë me një volej të jashtëzakonshëm pas asistimit të Brajan Grudës.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Gruda u bë edhe vetë realizator, duke përfituar nga topi i kthyer pas goditjes së Derry Scherhant në shtyllë për rezultatin përfundimtar 5-0.
Gjermania dhe Holanda kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kombeve, ndërsa Greqia mbetet jashtë kësaj faze.
Të tria kombëtaret përfunduan me nga 11 pikë, por kriteret e renditjes direkte përcaktuan pozitat përfundimtare.