Cambiasso, shumë pranë Leicesterit

Esteban Cambiasso është shumë pranë transferimit në Leicester City. Ish futbollisti i Interit ka arritur marrëveshje me klubin anglez, të cilit do t’i bashkohet në ditët në vazhdim.

Sport

24/08/2014 16:47

Esteban Cambiasso është duke nënshkruar me Leicester Cityn. Sipas tabloidit britanik, Mirror, ky transferim pritet të konkretizohet pas bisedimeve të ditëve të fundit.

Ish futbollisti i Interit pritet t’i përfitojë 50 mijë funte në javë, ndërsa do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me ‘Foxes’.

Mbetet të sqarohet vetëm një nen në kontratë, i cili do ta thoshte qartë se çfarë do të bëjë futbollisti nëse ky ekip bie në Championship sezonin e ardhshëm.