Caktohet orari për ndeshjen Arsenal – Man City

Arsenal dhe Manchester City akoma nuk kanë zhvilluar ndeshjen ndërmjet vete. Dy skuadrat e para në tabelën e Premier League, Arsenal dhe Manchester City akoma s’kanë kontestuar njëra-tjetrën këtë edicion. Ndeshja e tyre ishte shtyrë për shkak të garave evropiane, por tani ka një datë të caktuar për duelin e shumëpritur. Arsenal dhe Manchester City…

Sport

28/11/2022 17:20

Arsenal dhe Manchester City akoma nuk kanë zhvilluar ndeshjen ndërmjet vete.

Dy skuadrat e para në tabelën e Premier League, Arsenal dhe Manchester City akoma s’kanë kontestuar njëra-tjetrën këtë edicion.

Ndeshja e tyre ishte shtyrë për shkak të garave evropiane, por tani ka një datë të caktuar për duelin e shumëpritur.

Arsenal dhe Manchester City do të luajnë të mekurën e 15 shkurtit, përcjell lajmi.net.

Manchester City aktualisht qëndron me pesë pikë më pak sesa Arsenal, me ‘Gunners’ që janë liderët.

Me nga 14 ndeshje të zhvilluara secila, Arsenal numëron 37 pikë, kurse City 32. /Lajmi.net/