Caktimi i seancës konstituive, Tahiri kërkon qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza
Abelard Tahiri nga PDK, ka dalë me një reagim pasi Presidentja Vjosa Osmani caktoi 15 prillin si datë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Tahiri ka thënë se formimi i menjëhershëm i institucioneve të reja me një qasje ndryshe nga ajo gjatë katër viteve të fundit është më se i domosdoshëm, duke kërkuar Qeveri…

Lajme
Abelard Tahiri nga PDK, ka dalë me një reagim pasi Presidentja Vjosa Osmani caktoi 15 prillin si datë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Tahiri ka thënë se formimi i menjëhershëm i institucioneve të reja me një qasje ndryshe nga ajo gjatë katër viteve të fundit është më se i domosdoshëm, duke kërkuar Qeveri që drejtohet nga Bedri Hamza.
“Kosova mundet #mamirë me një qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza, e cila do të jetë në gjendje të adresojë efektivisht sfidat e shumta që e presin vendin. Qytetarët e Kosovës kanë folur qartë me votën e tyre. Tani është koha për veprim institucional konkret dhe të përgjegjshëm”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri tutje ka thënë se Kosova gjendet sot përballë një sërë sfidash urgjente dhe shqetësuese.
“Kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme për shumë familje. Qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri që vendos mirëqenien dhe interesat e tyre në qendër të agjendës së saj. Siguria publike është përkeqësuar ndjeshëm. Rritja alarmante e rasteve të vrasjeve dhe krimeve të tjera të rënda po cenon seriozisht e sigurin në shoqërinë tonë. Sanksionet e Bashkimit Evropian që rëndojnë mbi vendin tonë po dëmtojnë subjektivitetin ndërkombëtar dhe po rrezikojnë të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ai.