Cagliari afër marrëveshjes për transferimin e yllit të Juventus

Cagliari është afër një transferimi të madh.

Sport

20/01/2020 23:32

Merkatoja e janarit mund të sigurojë një transferim të madh për skuadrën e Cagliari.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se Cagliari janë afër të arrijnë marrëveshje me Juventus, për nënshkrimin e Marko Pjaca, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2016, por me ‘Zonjën e vjetër’ regjistroi vetëm 21 paraqitje.

Ai kaloi një pjesë të karrierës në formë huazimi te Schalke dhe Fiorentina.

Reprezentuesi kroat ka pasur telashe edhe me lëndimet gjatë sezoneve të fundit, dhe ai tashmë synon një start të ri në Sardinia. /Lajmi.net/