CAF kërkon masa të UEFA ndaj presidentit të Napoli, për komentet që ky i fundit bëri për lojtarët afrikanë

Presidenti i Napoli, De Laurentiis mund të ketë kaluar pak limitet me komentet  e fundit. CAF (Konfederata e Futbollit Afrikan) ka lëshuar një reagim formal për komente “të papërgjegjshme dhe të papranueshme” të presidentit të Napoli, Aurelio De Laurentiis. CAF kërkon nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, të marrin masa ndaj…

Sport

07/08/2022 21:19

Presidenti i Napoli, De Laurentiis mund të ketë kaluar pak limitet me komentet  e fundit.

CAF (Konfederata e Futbollit Afrikan) ka lëshuar një reagim formal për komente “të papërgjegjshme dhe të papranueshme” të presidentit të Napoli, Aurelio De Laurentiis.

CAF kërkon nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, të marrin masa ndaj De Laurentiis.

De Laurentiis ka thënë në një intervistë së fundmi se nuk dëshiron të transferojë lojtarë afrikanë derisa ata nuk garantojnë që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Afrikës.

Ky kompeticion luhet në janar dhe shkurt dhe lojtarët mungojnë deri në gjashtë javë te skuadrat e tyre.

Reagimet kanë qenë të shumta për kompeticion. Edhe Jurgen Klopp ankohej, për t’u futur më pas në luftë fjalësh me trajnerin e Senegalit, Cisse.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë parasysh kërkesën e CAF dhe të marrë masa për De Laurentiis. /Lajmi.net/