Cabaye në PSG

Newcastle dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje me vlerë prej rreth 20 milionë funte për transferimin e mesfushorit Yohan Cabaye. Kampioni i Francës bëri një ofertë prej 14 milionë funtesh për 28-vjeçarin i cili iu bashkua Newcastles më 2011, por ajo u refuzua të dielën. Mirëpo, palët kanë arritur marrëveshje në shumën prej 19 milionë…

Sport

28/01/2014 09:37

Newcastle dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje me vlerë prej rreth 20 milionë funte për transferimin e mesfushorit Yohan Cabaye.

Kampioni i Francës bëri një ofertë prej 14 milionë funtesh për 28-vjeçarin i cili iu bashkua Newcastles më 2011, por ajo u refuzua të dielën.

Mirëpo, palët kanë arritur marrëveshje në shumën prej 19 milionë eurosh që mund të ngrihet në mbi 20.

Cabaye, i cili ka shënuar 17 gola për 79 paraqitje për Newcastlen, do të udhëtojë në Paris të martën për t’ju nënshtruar testeve mjekësore dhe nuk do të luajë në ballafaqimin e ekipit nga Premierliga kundër Norwichit.

Menaxheri i Newcastles, Alan Pardeë deklaroi të hënën se nuk mund të garanton qëndrimin e ish futbollistit të Lilles, i cili erdhi në klub në qershor të vitit 2011 në marrëveshje me vlerë prej 4.3 milionë funtesh.