Bytyçi pyet Kurtin: Nëse dënimi është përgjegjësi individuale – A e konsideron Rexhep Selimin përgjegjës për 96 vrasje?

Avni Bytyçi, pjesë e panelit mbrojtës të Kadri Veselit, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi, Bytyçi ka thënë se kishte pritur që Kurti të mbështeste atë që ai e quan “të vërtetën e luftës së Ushtrisë…

Lajme

01/10/2026 15:59

Avni Bytyçi, pjesë e panelit mbrojtës të Kadri Veselit, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi, Bytyçi ka thënë se kishte pritur që Kurti të mbështeste atë që ai e quan “të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, raporton lajmi.net

Sipas Bytyçit, deklaratat e Kurtit kanë legjitimuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, për të cilat ai ka bërë një sërë kritikash.

“Kam shpresuar që Albin Kurti do ta mbështeste të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai sot e legjitimoi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, të cilat, në mënyrë brutale, kanë përndjekur krerët e UÇK-së, kanë kriminalizuar luftën çlirimtare dhe, mbi të gjitha, e kanë vendosur UÇK-në në të njëjtën peshore me forcat paramilitare serbe në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Kam shpresuar që Albin Kurti do ta mbështeste të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai sot e legjitimoi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, të cilat, në mënyrë brutale, kanë përndjekur krerët e UÇK-së, kanë kriminalizuar luftën çlirimtare dhe, mbi të gjitha, e kanë vendosur UÇK-në në të njëjtën peshore me forcat paramilitare serbe në Kosovë.
Asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk e gjykon një shtet apo një organizatë si të tillë në një procedurë penale. Nuk ka përgjegjësi kolektive dhe shtetet nuk gjykohen penalisht. Që nga Gjykata e Nurembergut e tutje, individët janë dënuar për përgjegjësi individuale, për veprimet e tyre në emër ose në kuadër të këtyre organizatave dhe shteteve.
Nëse e lexoni aktgjykimin e Mlladiqit, do ta shihni se përdoret e njëjta frazeologji — individual criminal responsibility. Sigurisht, edhe Millosheviqi, nëse nuk do të kishte ngordhur në burg, do të ishte përballur me të njëjtin standard të përgjegjësisë individuale.
Prandaj, kam një pyetje publike për Albin Kurtin: nëse dënimi është për përgjegjësi individuale, a do të thotë kjo se Rexhep Selimi i ka kryer personalisht krimet e mëposhtme?
A e konsideron atë individualisht përgjegjës për:
Ndalim/arrestim të paligjshëm ose arbitrar: të paktën 385 persona
Trajtim mizor: të paktën 49 persona
Torturë: të paktën 303 persona
Vrasje: 96 persona
Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës po e trajtojnë popullin e Kosovës si budallenjë!/Lajmi.net/