Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Molliqaj: Ky Ligj është anti demokratik dhe formon Byronë e partisë në pushtet
Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik sot përballë Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka konsideruar se kjo Byro nuk është Byro shtetërore por është Byro politike e shantazhit ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Me një ligj këta duan që secilin…
Lajme
Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik sot përballë Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka konsideruar se kjo Byro nuk është Byro shtetërore por është Byro politike e shantazhit ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Me një ligj këta duan që secilin polic, secilin ushtar, secilin punonjës teknik në shkolla, secilin mësimdhënës, secilin mjek, secilin qytetar që merr në një formë apo në një tjetër para nga shteti i Kosovës ose ka marrë nga viti 2008 kur është shpallur Pavarësia e Kosovës është i dyshuar për Republikën e Kosovës, përkatësisht për Qeverinë e në fakt për Byronë e partisë”, ka thënë Molliqaj.
Përmes këtij aksioni, “NËN HETIM- Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekte të hetimit nga Byroja e Partisë” rreth saj shkruhen emra të cilët sipas Molliqajt janë emra të zakonshëm të shoqërisë sonë e që mund të jenë pjesë e këtij hetimi.
“Çka është duke dasht me synu partia në pushtet me këtë, as drejtësi as luftë të korrupsionit as konfiskim të pasurisë. Është tu dasht me pas instrument qeveritar ligjor se e krijon Ligjin vet, për me shantazhu së pari kundërshtarët e vet politik së dyti institucionet e pavarura sic janë prokurorët dhe gjyqtarët. Ju e dini tendencën e vazhdueshme të kësaj Qeverie me i kontrollu këta dy sektorë dhe përmes kësaj secilin zyrtarë me e shantazhu për veprime apo mosveprime të tij”, ka thënë Molliqaj.
Sipas PSD-së në emër të të cilës ka folur Molliqaj, ku Ligj është antidemokratik, shkruan lajmi.net.
“Besojmë që në thelb ky Ligj është anti demokratik, në thelb ky ligj nuk ka asnjë synim për të ndërtuar drejtësi apo luftë ndaj korrupsionit por ky ligj e formon Byronë e partisë në pushtet e cila do të jetë instrument I saj kundër të tjerëve. Prandaj ne besojmë, që secili që e don demokracinë, secili që e don lirinë e drejtësinë duhet me kundërshtu”, ka thënë Molliqaj.
PSD janë shprehur të gatshëm të bashkëpunoj me secilin që ky Ligj të mos kaloj dhe agjencia të mos themelohet. /Lajmi.net/
Fotografi nga aksioni: