Buxheti i Prishtinës mbi 161 milionë euro, Rama falënderon asamblistët: Vetëvendosje votoi kundër

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për kryeqytetin për vitin 2027. Buxheti është në vlerë mbi 161 milionë euro. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke falënderuar asamblesitët, ka thënë se me ketë buxhet do të ketë investime në shkolla e shërbime publike e projekte të rëndësishme për kryeqytetin. “Mbi 161 milionë euro për qytetarët…

Lajme

29/09/2026 12:54

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për kryeqytetin për vitin 2027.

Buxheti është në vlerë mbi 161 milionë euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke falënderuar asamblesitët, ka thënë se me ketë buxhet do të ketë investime në shkolla e shërbime publike e projekte të rëndësishme për kryeqytetin.

“Mbi 161 milionë euro për qytetarët e Kryeqytetit: për shkollat, shërbimet publike dhe investimet që e çojnë Prishtinën përpara. I falënderoj asamblistët që votuan pro. Sot treguan përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe i dhanë Kryeqyteti Prishtina mundësinë të planifikojë e të punojë. Vetëvendosje, natyrisht votoj kundër”, ka shkruar Rama.