Busquets flet për krahasimin e Sterling me Messi: E ekzagjeruar

Sergio Busquets ka dhënë mendimet e tij lidhur me krahasimin Raheem Sterling – Lionel Messi.

Sport

15/09/2019 14:44

Mesfushori i skuadrës katalane, Busquets, nuk beson se Sterling duhet krahasuar me argjentinasin Leo Messi.

Anësori i Manchester City ka qenë në formë të lartë me klubin dhe kombëtaren e tij gjatë viteve të fundit, por gjithsesi, kjo nuk e afron atë në nivel me Messin e Cristiano Ronaldon.

“Shikoni, Sterling është lojtar me profil të lart dhe potencial të madh. Por, krahasimi i tij me Messi është i ekzagjeruar dhe nuk i bën mirë lojtarit” ka thënë Busquets, transmeton lajmi.net.

“Ajo që është e vërtetë është se të dy luajnë rrol të madh tek skuadrat e tyre. Ai është lojtar i mirë dhe mund të ketë influencë në kombëtaren e Anglisë” ka thënë tutje mesfushori spanjoll.

Sterling shkëlqeu edhe në ndeshjen kundër Kosovës, por vazhdoi formën e lartë edhe me Manchester City, edhe pse skuadra e tij u mposht nga Norwich. /Lajmi.net/