Bulliqi: Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi ta kthejnë në fillim demarkacionin
“Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi duhet të ulen dhe të merren vesh që të kthejnë në pikën zero çështjen e demarkacionit. Të themelojnë Komisione prej fillimit, sepse janë bërë shumë gabime”, ka thënë për televizionin publik.
Lajme
Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i ka dhënë një propozim konkret Qeverisë së Kosovës, se si të dilet nga ngërçi me përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi.
Bulliqi, gjeograf me profesion, i ka kërkuar qeverisë që drejtohet nga partia në të cilën ai bën pjesë që bashkë me Malin e Zi të kthejnë në fillim çështjen e demarkacionit.
“Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi duhet të ulen dhe të merren vesh që të kthejnë në pikën zero çështjen e demarkacionit. Të themelojnë Komisione prej fillimit, sepse janë bërë shumë gabime”, ka thënë për televizionin publik. /Lajmi.net/