Buick ka bërë të ditur se do të fillojë prodhimin e mini furgonit luksoz GL8 Avenir
Duket shumë si një Mercedes-Maybach.
Auto & Tek
Tani që është bërë afro një vit, që kur u prezantuar për herë të parë mini furgoni luksoz GL8 Avenir, Buick ka bërë të ditur se do të fillojë prodhimin e kësaj makine.
Ky mini furgon, ka një nivel shumë të lartë luksi, sa që mund të ngatërrohet me një Mercedes-Maybach apo një Chrysler Pacifica.
Madje, ashtu siç edhe është prezantuar në fillim, ashtu edhe do dalë prej prodhimit, me dy ulëse në pjesën e pasme, që ndahen me një tavolinë të vogël, derisa përpara është një hapësirë shumë e madhe.
Hapësira e bollshme, është gjëja kryesore në të cilën është fokusuar Buick në këtë linjë veturash, meqenëse konsideron se është gjëja kryesore për rehatinë e duhur, transmeton Telegrafi.
“Anëtari më i ri i grupit Avenir, do t’i tejkalojë kufijtë e një makine super luksoze dhe me rehati të lartë”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e shitjeve dhe marketingut në Buick, Molly Peck.
Sipas saj, me GL8 Avenir, duan të tregojnë cilësinë e Buick në prodhimin dhe pajisjen e detajuar të makinave me çdo detaj të duhur.