Bugatti Veyron do të ketë shpejtësi të lartë
Bugatti Veyron dhe pasuesi i tij do të ketë shpejtësi të lartë, këtu përjashtohen SUV(Xhipat) dhe sedan.

Auto & Tek
Menaxheri i Bugatti, ka hedhur dritë në lidhje me planet e kompanisë tani që prodhimi i Veyron ka përfunduar.
Duke folur për makinën , ai njoftoi se zëvendësuesi i Veyron do të ketë një shpejtësi të lartë, që do të thotë modeli i ri i njohur paraprakisht si Chiron, do të jetë në gjendje të mposht rekordin botëror të shpejtësisë që ishte 415 km/h.
Ai vazhdoi të specifikojë modelet e reja do të kenë frenat modernizuar dhe do të ofrojë vozitje të përsosur.
Kur u pyetën në lidhje me kriteret e konsideruar, ata than se modelin e ri duan ta bëjnë atë shumë më të mirë se sa Veyron, i cili kohët e fundit doli nga prodhimi pas 10 viteve dhe janë prodhuar gjithsejtë 450 makina.
Menaxheri kryesor i Bugatti tha; kompania jonë do të vazhdoj të prodhojë makina me dy ulëse, arsyeja është sepse ata do të fokusohen vetëm në makina super sportive.
Më herët është bërë një koncept, për një Bugatti me 4 dyer, mirëpo më nuk jemi të interesuar të prodhojmë këtë lloj të makinës sepse ajo nuk përshtatet me imazhin e markës së Bugatti.