Buffon: Zbulova një person shumë të mirë kur u takova me Ronaldon

Përulësia dhe qëndrimi i Cristiano Ronaldos ndaj shokëve të tij të Juventusit i ka bërë përshtypje Gianluigi Buffon aq sa aftësia e tij në fushë.

Sport

13/10/2019 19:55

Ronaldo iu bashkua gjigandëve të Serisë A Juve në 2018, duke i dhënë fund nëntë viteve jashtëzakonisht të suksesshëm në Real Madrid, dhe fitoi Scudetto në sezonin e tij të parë në Itali.

Ikona e klubit Buffon është rikthyer në Torino edhe për sezonin 2019/20, dhe është befasuar menjëherë nga përulësia i një prej emrave të shkëlqyeshëm të këtij sporti, përcjell lajmi.net.

“Kur takova Cristianon në Torino për stërvitje, zbulova një djalë shumë të përulur”, u tha Buffon gazetarëve në Festivalin dello Sport.

“Më pëlqen shumë qëndrimi i tij dhe marrëdhënia e tij me shokët tanë të ekipit. Shumë shpesh, pas stërvitjes, ne kalojmë disa minuta duke folur thellë për disa aspekte të lojës”.

“Kam zbuluar një person shumë të bukur përveç futbollistit”, tha italiani. /Lajmi.net/