Brendi i njohur nga Belgjika ‘Komono’ arrin në Kosovë

Komono u themelua në vitin 2009, në Belgjikë nga dy miq Raf Maes dhe Anton Janssens.

Lajme

27/07/2020 09:51

Filozofia e brendit ishte që të krijonin diçka të pashmangshme që përcjellë një stil bashkëkohor dhe që çdo kush mund të gjej modelin e preferuar të tyre.

Ky brend ofron modele të ndryshme të syzeve të diellit dhe ora me cilësi të lartë dhe traditë belge.

Që nga mosha e hershme Raf Maes kultivoj një fiksim për dizajn dhe arkitekturë, i cili bashkë me mikun e tij Anton Janssens me njohuri ne inxhinieri dhe dizajn, së bashku themeluan brendin e njohur ‘Komono’.
Komono është një brend i ri i në mesin tonë, megjithatë i njohur në gjithë botën, e cila operon në rreth 90 vende të ndryshme, që tani edhe Kosova është bërë pjesë e asaj liste e cila sjellë produkte cilësore me stil bashkëkohor dhe një estetikë minimaliste.

Komono ‘Kosova’ thekson rëndësinë e të pasurit modele të njohura të syzeve dhe orëve edhe në Prishtinë. Brendi i shumënjohur është bërë pjesë e komunitetit tonë, persona të cilët janë të dhënë pas modës dhe ata që adhurojnë stile të reja.
Produktet e Komono Kosova mund ti gjeni në dyqanin e Gentli Shoes në Albi Mall apo për porosi online në Instagram ‘Komono Kosova’
Së shpejti do të hapet edhe dyqani në qendër të Prishtinës më saktësisht tek rruga Qamil Hoxha afër restaurantit Pishat.

Ju mirëpresim të zbuloni cilësinë e produkteve belge.