Brenda vilës së braktisur të Mike Tyson, pamje mahnitëse

Mermeri, llambadarët dhe pasqyrat e mëdha janë diçka që na shtyn të mendojmë për “Familjen Adams” ose për luksin e mrekullueshëm që zotëruesi i një pasurie mund të ketë.

Fun

21/12/2020 22:14

Mike Tyson vendosi të investojë në vitet ’80 në një rezidencë ëndërrash. Ai reformoi dhe rimodeloi sipas shijes së tij një shtëpi me një pishinë të madhe dhe gjithçka që u përmend më lartë.

Pas hyrjes në burg, ish- boksieri falimentoi, prandaj në fund të viteve ’90-të kjo shtëpi idilike u shit për më shumë se një milion dollarë. Shtëpia e gjërë, e vendosur në Southington, Ohio, ishte në pronësi të kampionit Mike Tyson, i cili jetoi atje gjatë viteve 80 dhe 90, deri në rënien e tij dramatike, pasi u dënua për përdhunim, transmeton Lajmi.net.

Për shkak të një situate gjithnjë e më të dëshpëruar financiare, ai vendosi pronën në shitje, duke e shitur në vitin 1999 për 1.3 milionë dollarë. Pronari aktual ka bërë disa restaurime në fund të vitit 2015 për herë të fundit dhe që atëherë nuk ka vënë dorë. Sot, prona është e heshtur, me vetëm fasadën e asaj që dikur ishte shtëpia e boksierit që kishte fituar titullin e peshave të rënda në WBC, WBA dhe FIB. /Lajmi.net