Në ulëset e deputetëve vendosen shirita portokalli për “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë vendosur shirita portokalli, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Përmes këtij simboli, Kuvendi i bashkohet fushatës globale që synon ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Fushata nis më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare…

Lajme

26/11/2026 10:14

Në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë vendosur shirita portokalli, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Përmes këtij simboli, Kuvendi i bashkohet fushatës globale që synon ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Fushata nis më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Mesazhi i saj është i qartë: lufta kundër dhunës ndaj grave kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, e jo vetëm simbolik.